Policia indiane largon 106 kapsula të kokainës nga stomaku i një gruaje

PUBLIKUAR

Policia indiane ka thënë se ka larguar me sukses nga stomaku i një gruaje 106 kapsula të kokainës, e cila dyshohej se ishte duke tentuar të kontrabandojë drogë në këtë shtet.

Gruaja 25 vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia.

Ajo është raportuar të ketë kaluar javën e kaluar në një spital duke u trajtuar si pasojë e kokainës.

Droga është thënë se ka vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.

Policia ka thënë se beson që gruaja ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.

Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës, Hindustan Times se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person. /rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...