Policia gjermane po i kontrollon spitalet, besohet se i dyshuari është i plagosur

PUBLIKUAR

Raportohet se policia gjermane është duke i kontrolluar spitalet në Berlin në kërkim të të dyshuarit për sulmin me kamion në një treg të Krishtlindjeve të hënën pasdite.

Besohet se kryerësi i sulmit është plagosur gjatë një përleshje me shoferin polak të kamionit, të cilin ai e kishte rrëmbyer pasi që kishte vrarë polakun, transmeton Express.

Ai e voziti me vrull kamionin drejt e në tregun e Krishtlindjeve duke e shtypur turmën e njerëzve, ku la të vdekur 12 persona dhe lëndoi 48 të tjerë.

RBB News nga Berlini raporton se policia po përdor ADN-në e marrë nga kabina e kamionit, në përpjekje për ta gjurmuar sulmuesin nëpër spitale./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...