Policia franceze ia gjakos kokën zjarrfikësit që iu bashkua protestuesve

PUBLIKUAR

Një zjarrfikës që mori pjesë në protestat e jelekverdhëve të Francës ndodhet në gjendje kome pasi u godit me plumba gome nga policia. Në pamjet e publikuara shihet se babai i tre fëmijëve është shtrirë në tokë dhe ka shumë gjak që i rrjedh nga koka, përderisa disa kalimtarë mundohen ta ndihmojnë.

Ai shihet se e ka të veshur jelekun me ngjyrë karakteristike që është bërë simbol i protestuesve prej fillimit të kryengritjeve. Familjarët e tij kanë thënë se ai është lënduar rëndë në kokë dhe ndodhet në gjendje kome në spital.

Lëndimi i këtij protestuesi vjen në vazhdën e protestave që po mbahen rregullisht gjatë fundjavëve në Francë kundër presidentit Macron. Policia po akuzohet se është duke përdorur dhunë të tepërt, përfshirë rrahjet, përdorimin e shok-bombave dhe plumbave të gomës.

Ndonëse policia kanë marrë udhëzime që t’i qëllojnë protestuesit në pjesën e poshtme të trupit, ka pasur raste kur ata janë goditur në kokë. “Ata po na gjuajnë si lepujt”, thotë bashkëshortja e zjarrfikësit të lënduar. Në anën tjetër, policia lokale e ka nisur një hetim për këtë rast, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-franceze-ia-gjakos-koken-zjarrfikesit-qe-iu-bashkua-protestuesve-616184/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...