Policia franceze arreston dhjetëra protestues në Paris

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Dhjetëra protestues janë arrestuar të shtunën nga policia në kryeqytetin e Francës gjatë përpjekjes për t’i rikthyer protestat masive të “jelekverdhëve”, të cilat kishin nisur vitin e kaluar.

Qindra protestues u mblodhën në pjesë të ndryshme të Parisit dhe policia i ka arrestuar për një kohë të shkurtër rreth 40 prej tyre.

Autoritetet e kanë planifikuar një operacion të madh sigurie për shkak të frikës së këta protestues mund të përleshen me pjesëmarrësit e një marshi për luftimin e ndryshimeve klimatike.Shumica e protestuesve nuk kishin veshur jelekë me ngjyrë që bie në sy nga larg për t’iu shmangur më lehtë identifikimit dhe arrestimit nga policia.

Në anën tjetër, policia, e cila më parë ishte akuzuar për përdorim të tepërt të dhunës, përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Protestat e “jelekverdhëve” filluan në nëntor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Ato vazhduan çdo fundjavë deri në pranverë të këtij viti.

Presioni i protestave të vazhdueshme e detyroi presidentin francez, Emmanuel Macron, që ta publikojë dhe zbatojë planin për zvogëlimin e taksave dhe decentralizimin e qeverisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...