Policia finlandeze e konfirmon se njëra nga nxënëset e plagosura dje është nga Kosova, ka plagë të rënda

PUBLIKUAR

Policia e Finlandës ka konfirmuar që në sulmin që ndodhi të martën kanë mbetur të lënduara rëndë dy vajza, një prej të cilave është shqiptare nga Kosova.

Siç thuhet në raportin e Policisë vajza nga Kosova është e shtruar në spital pasi ka marrë lëndime të rënda.

“I vrarë nga të shtënat në shkollë është një djalë. Dy personat e plagosur rëndë janë vajza, të dyja ende të shtruara në spital. Djali i ndjerë është shtetas finlandez dhe një nga viktimat e shtruara në spital është dyshtetësi i Finlandës dhe Kosovës. Viktima tjetër e shtruar në spital është gjithashtu një shtetas finlandez”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përndryshe, të martën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Stokholm kishte arritur ta konfirmojë këtë rast ku e lënduar ka mbetur një vajzë nga Kosova.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta/Finlandë, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, është thënë në njoftim.

Por, tashmë është zyrtare edhe nga autoritetet finlandeze që thonë se vajza nga Kosova është e lënduar rëndë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...