Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

PUBLIKUAR

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas afatit 72 orësh.

Neni 85, procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të projektligjit në lexim të parë nuk duhet të bëhet më herët se 48 orë dhe në lexim të dytë nuk mund të bëhet më herët se 72 orë, përveç në situata të shpallura emergjente ose të jashtëzakonshme” thotë Kurti.

Duke u zotuar publikisht që porsa të bëhen 72 orë nga leximi i parë, do të ftohet seanca për votim të ligjit në lexim të dytë, ai pohoi se pikërisht qeverisë i janë rrëzuar në janar 12 ligje që i ka kaluar në këtë formë.

Ai tha se nëse bëhen votat për Bekim Sejdiun si president, do të procedojnë me votim të ligjit në lexim të dytë.

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...