Policia e Londrës parandalon një sulm terrorist, arreston një person (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Policë të armatosur deri në dhëmbë kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili kishte me vete një çantë të mbushur me thika dhe armë tjera.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa metra larg Parlamentit britanik në Londër, ku gjatë muajit të kaluar ndodhi një sulm terrorist, transmeton Telegrafi.

Të paktën 10 policë dhe gjashtë vetura të policisë kanë rrethuar zonën afër rrugës së Parlamentit britanik.

Dëshmitarë të shumtë të rastit kanë deklaruar para gazetarëve se është arrestuar një të ri rreth të 20-ve, derisa policia ka pranuar se të paktën tri thika i janë gjetur në çantën që po e mbante në shpinë.

Ekipet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekspertizat.

Scotland Yard ka njoftuar se nuk ka të lënduar, dhe se ura kryesore që qon drejt Parlamentit britanik është bllokuar nga forca të shumta policore.

Ky person është arrestuar nën dyshim se po përgatiste të kryente ndonjë akt terrorist. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...