Policia e Kosovës realizoi një operacion të gjerë policor në tri rajone të Kosovës, ku janë përfshirë 22 lokacione në të cilat janë takuar 35 persona

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar  planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus COVID-19,  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.
Me qëllim të vazhdimit të implementimit të urdhrit operativ, marrjes së masave preventive në zbatim të vendimeve të Qeverisë së RKS-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, Policia e Kosovës mbrëmë me 20.05.2020 në tri rajone të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren), ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.
Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës. Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në: Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.
Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim. Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore. Vlen të potencohet se në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...