Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e sulmit të ndodhur ndaj një femre në Lipjan

PUBLIKUAR

Me datën 29/05/2019 rreth orës 17:20, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion
se në sheshin Adem Jashari të Lipjanit nga disa të rinj (të mitur) po sulmohet një femër, njofton Policia Kosovës.

Njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë veprimet policore në terren për të
parandaluar rastin e sulmit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar viktimën
e cila dyshohet se ka qenë cak i sulmit nga disa persona të moshës së mitur.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me
rastin, duke përfshirë identifikimin e viktimës f/rome/kosovare, viti i lindjes (1990)
nga Podujeva, e cila nuk komunikonte në gjuhën shqipe.

Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast ka kontaktuar prokurorin kujdestar, me
urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘sulm’, për të cilin janë duke vazhduar hetimet
intensive, drejt zbardhjes së rastit dhe arrestimit të personit/ave të dyshuar.
Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se viktima është sulmuar nga personi/at
e dyshuar, pasi që e njëjta (viktima) ka qenë e publikuar dhe e komentuar në forma
të ndryshme në rrjetet sociale dhe media, kinse si person i dyshuar për vjedhje apo
grabitje të mundshme të fëmijëve, njofton Policia.

Lidhur me personin në fjalë Policia e Kosovës e ka bërë publike lajmin edhe dje
(29.05.2019), se personi i apostrofuar në media është ndaluar dhe verifikuar disa
herë dhe ka sqaruar se e njëjta nuk është e përfshirë në asnjë rast të kësaj natyre,
nuk paraqet rrezik për askënd dhe se nuk ka pasur asnjë viktimë të raportimit të
ndonjë rasti të tillë ndaj saj.

Andaj, Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët dhe mediat se është duke e
trajtuar këtë rast lidhur me personin në fjalë, për të cilin janë duke u ndërmarrë të
gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të
parandalimit të incidenteve të tilla dhe krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë
qytetarët pa dallime.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...