Policia e konfirmon vdekjen e 46-vjeçarit nga aksidenti në Llugagji të Lipjanit

PUBLIKUAR

Policia e ka konfirmuar se ka vdekur ngasësi i motoçikletës në aksidentin e sotëm në Llugagji të Lipjanit, për të cilin Klankosova.tv ka raportuar më parë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se viktima është me inicialet U.B. dhe është 46-vjeç

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete”.

“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës”.

“Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...