Policia e Australisë thotë se ka parandaluar sulm terrorist

PUBLIKUAR

Policia anti-terror e Australisë ka thënë se ka arrestuar tre persona në Sidnei të Australisë gjatë ditës së enjte, duke e parandaluar kështu një sulm terrorist të inspiruar nga militantët e Shtetit Islamik, sulm ky i cili kishte për shënjestër ndërtesat publike dhe ambasadat.

Australia, një aleate e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, ka qenë e frikësuar për sulme të mundshme terroriste për shkak të rritjes së islamit radikal. Nga viti 2014, 16 raste të terrorizmit janë parandaluar, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Dy nga personat e arrestuar, njëri 20 vjeç tjetri 23, janë nën akuzën e pjesëmarrjes në Shtetin Islamik, që konsiderohet krim nën ligjin australian. 20 vjeçari, sipas policisë, ishte ai që do ta bënte sulmin në Sidnei, që thonë se ka qenë i planifikuar shumë më herët.

“Ne do të themi se ata kanë pasur disa shënjestra, duke përfshirë stacionet e policisë, trupat mbrojtëse, ambasadat, gjykatat dhe kishat” tha Ian McCartney, Asistent Komisioner në Policinë Federale të Australisë.

Një person i tretë, 30 vjeçar, për mashtrim me tatime. Edhe ky person gjithashtu është i lidhur me organizimin e sulmit.

Policia nuk dha emra për personat e akuzuar, të cilët pritet që të paraqiten në gjykatë gjatë të mërkurës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...