Policia britanike konfiskon 500 kilogramë kokainë brenda një aeroplani privat, arrestohen 5 persona (Foto)

PUBLIKUAR

Pesë persona janë arrestuar dhe gjysmë toni kokainë që kapë vlerën e 50 milionë funteve, është zbuluar dhe sekuestruar nga policia angleze brenda një aeroplani privat, raporton Daily Mail.

Policët kufitar gjetën 500 kilogramë drogës të klasit (A), pasi kontrolluan një aeroplan me dy motorë që aterroi në Britani nga Bogota, transmeton Telegrafi.

Dy qytetarë britanikë, dy spanjollë dhe një italian janë arrestuar nën dyshimin se kishin importuar drogë të klasit (A), pasi aterruan me aeroplan në aeroportin Farnborough në Hampshire.

Ky sekuestrim i drogës besohet të jetë më i madhi i llojit të vetë, derisa policia kufitare angleze ka njoftuar se droga ishte fshehur në 15 valixhe brenda aeroplanit.

“Pasi intervistuam personat që ishin në aeroplan, kolegët tonë vërejtën diçka të dyshimtë dhe kështu vendosën ta kontrollojnë çdo pjesë të fluturakes. Pasi hapën valixhet, e kuptuan se secila kishte 34 deri në 37 shirita të ngjitur me pako një kilogramshe të drogës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë kufitare Mike Stephey.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...