Policia belge paralajmëroi kolegër francezë për sulmuesin në Paris

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Sulmuesi në Paris i cili të enjten vrau një polic dhe plagosi rëndë dy të tjerë është identifikuar në bazë të dokumenteve të makinës, raporton BBC.

Megjithatë, siç thonë ata, zyrtarët francezë ende nuk e kanë publikuar identitetin e tij.

Mediat lokale raportuan se 39 vjeçari kishte jetuar në një periferi të Parisit, dhe është parë si një terrorist potencial islamik.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se ekzekutori ishte Abu Youssef.

Përveç kësaj, shërbimi belg gjatë së enjtes përcolli informacionin te kolegët e saj se Yousuf al-Osri ka lëvizur nga Belgjika në Paris.

“Problem – Yousuf al-Osri (17/06/1981) – në rrugën për në Paris. Të nderuar kolegë, policia në Antwerp ka informacion në lidhje me një person që ka dosje në shërbimin tonë. Ky person ka blerë një biletë për Talia dhe në ora gjashtë ka lëshuar Belgjikën. Po ju dërgojmë një foto. Përshëndetje”, thuhet në mesazh.

Presidenti francez, Francois Hollande, pritet që të mbajë një takim të kabinetit të tij, duke pasur parasysh se francezët shkojnë në votime të dielën.

Hollande tha gjithashtu se ai ishte i bindur se sulmi ishte “i lidhur me terrorizmin”.

Një makinë është ndalur para një automjetit të policisë në natën e së enjtes në Paris, doli jashtë dhe hapi zjarr në një automjet me armë automatike.

Një polic u vra në atë rast. Sulmuesi pastaj u përpoq për të shpëtuar, por u vra. Në këtë sulm janë plagosur edhe dy police të tjerë./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...