Policia: Asnjë i arrestuar në Gjakovë, vetëm ka pasur identifikim të kartelave

PUBLIKUAR

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjoka, ka konfirmuar për Express se asnjë vëzhgues nuk është arrestuar në këtë qytet. Ka treguar se vetëm ka pasur verifikim të kartelave.

“Asnjë person nuk është i arrestuar. Ka pasur vetëm disa verifikime të kartelave të vëzhguesve”, ka thënë Gjokaj, për Express.

Ndërkohë, zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë arrestuar 30 persona në Gjakovë për manipulime.

“Në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, janë arrestuar 30 persona të atij Institutit fantom, në të cilin fshiheshin militantet e PDK/AAK/Nisma, që kishin për qëllim prishjen e procesit zgjedhor. Përgëzime për  punën në këtë rast 🙂 Duhet të veprohet edhe me të tjerët njësoj!”, ka shkruar Haxhiu, në FB.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...