Policia arreston dhe kthen mbrapa dy serbë, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative nga Serbia.

Policia njofton se atyre u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, pasi që njëri kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Banjë Dog 16, Zubin Potok, 16.09.2021-07:03. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë për shkak se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në territorin e Serbisë dhe lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...