Policia arreston 12 persona për ‘trafikim me njerëz’, identifikohet një viktimë e trafikimit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe veprat tjera që ndërlidhen me trafikimin, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar).

Gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar:

• 1 armë zjarri/revole
• 3 fishekë 9 mm
• 5 telefona mobilë
• dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.

Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi i shpreh ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt: E kuptojmë dhimbjen e tyre

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt,...

Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se...

Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në...