Policia amerikane për herë të parë përdori robotin vrasës, vrau snajperistin në Dallas

PUBLIKUAR

Shefi i Policisë së Dallasit, Devid Braun, tha se pasi dështuan me negociatat që vrasësi të dorëzohej, u detyruan të përdorin një robot për ta asgjësuar, duke bërë kështu vrasjen e parë të kryer nga një robot.

Roboti është përdorur për të vendosur një lëndë shpërthyese pranë të dyshuarit, që më pas është aktivizuar me telekomandim, transmeton tch.

Është ende e paqartë se cili prej robotëve është përdorur me saktësi, por dihet që është një nga robotët që përdoren për të shpërthyer pako të dyshimta ose makina bombë.Një i tillë është përdorur për t’i dhënë pica një pengmarrësi të rrezikshëm, pak kohë më parë, por është hera e parë në histori që një robot përdoret për të vrarë një njeri.

I dyshuari kishte qëlluar 11 policë me snajper, duke vrarë pesë prej tyre. Sulmi ndodhi gjatë një proteste të njerëzve me ngjyrë kundër dhunës policore. Policët e rrethuan, por 25 vjeçari Micah Xavier Johnson, një ushtarak i stërvitur mirë, kishte refuzuar të dorëzohej.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...