Policia amerikane gjen sasi rekorde prej 1.008 kg metamfetaminë e 405 kg kokainë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Njësiti anti-drogë në Shtetet e Bashkuara ka gjetur dhe konfiskuar një sasi rekorde të metamfetaminës prej rreth një toni si dhe qindra kilogramë të llojeve tjera të drogës, përfshirë kokainën dhe heroinën.

Agjentët federalë i gjetën 1.008 kilogramë metamfetaminë, 405 kilogramë kokainë dhe 5.9 kilogramë heroinë gjatë bastisjeve nëpër disa shtëpi në Moreno Valley dhe Perris si pjesë e operacionit “Mburoja e kristaltë”.

Ky operacion është nisur në nivel kombëtar nga autoritetet që nga muaji shkurt dhe ka për qëllim që t’i godasë rrjetet e trafikimit të drogës në Atlanta, Dallas, El Paso, Los Angeles, Houston, New Orleans, Phoenix, San Diego dhe St. Louis.

Sasia e konfiskuar e llojit metamfetaminë gjatë këtij operacioni është sa 75 për qind e sasisë së konfiskuar gjatë tërë vitit të kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Besohet se kjo sasi e madhe e drogës është e lidhur me kartelin e njohur meksikan “Sinaloa”, që është i përfshirë në shpërndarjen e kokainës dhe metamfetaminës në Kaliforninë Jugore, prej ku shpërndahet edhe në tërë vendin.

Të mërkurën, njësiti anti-drogë e mbajti një konferencë për gazetarë para depos në Montebello. Kryetari i këtij njësiti, Timothy Shea, tha se sasia e konfiskuar është më e madhja në histori të këtij institucioni.

“Kjo është sasi e mjaftueshme për një dozë metamfetaminë për secilin burrë, secilën grua dhe secilin fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë”, tha Shea.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...