Polici shqiptar heq uniformen dhe jep doreheqje: Jam lodhur nga ky sistem!

PUBLIKUAR

Udhëheqësi i Sektorit policor të MPB-së në Kamjan të Tetovës dhe pjesëtar i njësisë speciale të policisë, Idriz Dervishi është karguar nga radhët e policisë, shkruan Fakte.

Dervishi, sipas deklarimit të tij publik në FB, këtë veprim e ka bërë si rezultat i dëshpërimit të thellë nga gjendja e përgjithshme socio-politike dhe shoqërore në vend, si dhe nga rrethanat aktuale përbrenda radhëve të MPB-së.

Ai në profilin e tij ka shkruar:

” ÇDO FILLIM KA PËRFUNDIM

Ka gjëra që s’do dijë si do përfundojnë, por gjithmonë do i kujtoj si kanë filluar. Jetojmë në një kohë ku njeriu i ndershëm, atëdhedashës shikohet si i prapambetur, e ai i degjeneruari, edepsëzi si i civilizuar. Jetojmë në kaos pa ideologji, pa kritere, i vetmi qellim është pushteti, ëndërojmë ditë të lumtura me njerez të gabuar të cilët akoma pa mbaruar “fillojnë”. Për të bërë armiq nuk ka nevoj të shpallësh luftë, mjafton të thuash të vërtetën.

Miq, shokë dhe ju kolegë të mi, pas 14 vite si pjesëtar i MPB-s, si 10 kolegë tjerë para meje, nga sot nuk jam më pjesë e MPB-së. U deshtë të ndërpresë rrugën dhe të kthehem atje ku kam filluar, për shkaqe ekonomike dhe për shkak të mospajtimit tim me këtë sistem te çuditshëm që nuk i dihet ku e ka koken e ku këmbet. Në aspekt moral dhe njerzor publikisht ju kërkoj falje e në vençanti juve kolegë të mi sepse kemi pas kundërshtime në mendime dhe në ideologji, nga unë jeni te falur. Një faleminderim të veçantë dhe publik për Safet Ramadanin dhe shokum e shkollës Kadir Aliu, sepse ju ishit ata që më punësuat në MPB.

Falemenderit të gjithëve. Zoti ju çliroftë nga robëria e këtij sistemi.”- ka përfunduar Dervishi.

Ndryshe, radhët e policisë kanë vazhduar të mbushen me “ushtarë” partiak të partnerëve në qeveri, ndërsa vetëm në konkursin e fundit u pranuan rreth 670 pjestarë të rinjë, nga të cilët 89% ishin maqedonas ndërsa më pak se 11% nga të gjitha bashkësitë tjera etnike në vend. zv.ministri shqiptar Agim Nuhiu hodhi fajin për këtë mbi paraardhësin e tij Zimri Qamili.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...