Polici hero, shpëton 75 vjeçaren nga vërshimet në Sllovi të Lipjanit

PUBLIKUAR

Si pasojë e të reshurave të shumta të shiut në mesditën e së dielës komuna të shumta të Kosovës patën vërshime.

Por, një moment më delikat duket se pati një 75 vjeçare në komunën e Lipjanit, njofton Klan Kosova.

Në pamjet të cilat kanë arritur në adresë të klankosova.tv, bëhet e ditur që e moshuara kishte ngelur e vetmuar në shtëpinë e saj ndërsa ka tentuar të ikte si pasojë e vërshimeve nga shiu në fshatin Sllovi.

Megjithatë për një moment një banor i këtij fshati, A.Bytyqi i cili raportohet të jetë pjesëtar i Policisë së Kosovës, i del në ndihmë të moshuarës.

Duke e bartur në duar, ai e largon 75 vjeçaren nga zona e cila sipas pamjeve të regjistruara duket të ketë qenë me rrezikshmëri dhe tejet e vështirë e depërtueshme

 

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...