Polici goditët rënd nga vetura në shpejtësi në Autostradën “Ibrahim Rugova”

PUBLIKUAR

Një polic është goditur nga një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren. Polici përveç lëndimeve të tjera, ka të dy këmbët e thyera dhe që disa orë është në operacion.

Besohet se polici po tentonte ta ndalonte veturën meqë lëvizte me shpejtësi të madhe.

Ai është përpjekur ta ndalojë automjetin por në pamundësi që vetura të ndalej, ai është goditur me gjithë shpejtësinë që lëvizte, raporton lajmi.net.

Vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.Toger hazir Berisha e konfirmon rastin duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes.

Pa dhënë shumë detaje, ai tha se polici është nga Prishtina dhe tash për tash është duke u kuruar.

Ai është i lindur në vitin 1974 dhe ka vetëm pak muaj që është vendosur  të punojë në autoudhë.

Ndryshe, Polica e Kosovës është e vetmja në Evropë që nuk kanë sigurim shëndetësor./ Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...