Forca të mëdha të njësive policore të armatosur janë duke patrulluar në trena dhe stacione të trenave në të gjithë Britaninë e Madhe. E kjo po ndodh pas alarmit të lëshuar nga kryeministrja britanike, Theresa May e cila ka thënë se shteti po qëndron në nivel të lartë të rrezikut ndaj terrorizmit.
Disa ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Manchester gjatë një koncerti të muzikës pop, Britania ka shtuar masat e sigurisë në të gjithë vendin, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Krejt kjo po ndodh pasi kryeministrja britanike, Theresa May një ditë pas sulmit ka thënë se Britania e Madhe është në nivel të lartë të rrezikut ndaj terrorizmit.


