“Pogba bëri diferencën, mposhtëm një skuadër të fortë”

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer beson se Paul Pogba bëri diferencën në San Siro në ndeshjen mes Milanit dhe Manchester Unitedit.

Pogba u rikthye nga dëmtimi pas dy muajsh dhe u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, p[ër të shënuar golin e vetëm dhe të fitores 1-0 në San Siro.

Solskjaer s’ka se si të mos jetë i lumtur për këtë rikthim të Pogbës dhe fitore ndaj Milanit.

“Është fantastike të kemi Pogba sërish në skuadër. Ai na ka munguar për dy muaj dhe pati një impakt të madh sapo u fut”, tha Solskjaer.

E nisëm shumë mirë ndeshjen, luajtëm mirë dhe mendoj se na u mohua një penallti”.

“Milani e mori veten më pas dhe ne rrezikuam shumë. Milani është një skuadër fantastike, Pogba e bëri diferencën. Ishte e rëndë të eliminoheshim në gjysmëfinale sezonin e kaluar, tani duam ta fitojë këtë turne. Jam i kënaqur, pasi mposhtëm një nga skuadrat më të forta”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...