Po shijonin rrezet e diellit në plazh kur befasisht u shfaq një “re misterioze”, qindra pushues përfundojnë në spital (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Në zonën e njohur turistike në plazhin Birling Gap në Essex të Anglisë, mbi 200 pushues janë dërguar me urgjencë në spital, pasi raportohet se janë helmuar nga klori.

Plazhi Birling Gap dje është evakuuar, pasi një numër i madh i pushuesve kishin probleme me frymëmarrje dhe skuqje të syve, derisa disa prej tyre vazhdimisht villnin, transmeton Telegrafi.

Turistët dhe banorët e kësaj zone, si zakonisht vikendet i kalojnë në këtë plazh të bukur në të cilin papritmas u shfaq një mjegull e madhe në formë reje.

Dhe pasi që ajo u lëshua mbi plazh, pushuesit filluan të vjellin, t’ju djegin sytë dhe të kenë probleme me frymëmarrje.

Autoritetet lokale menjëherë u kanë bërë thirrje qytetarëve se bëhet fjalë për një “incident kimik”, duke i këshilluar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Edhe pse deri më tani nuk dihet se si erdhi deri tek ky helmim, qindra pushues pretendojnë se janë helmuar nga klori.

Por, ekipet e zjarrfikësve dhe mjekët që dolën në vendin e ngjarjes mohojnë një version të tillë, ndërkaq dëshmitarë të kësaj ngjarje të pazakontë kanë filmuar momentin se si pushuesit vraponin nëpër plazh të kapluar nga paniku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...