Po planifikohej arratia, zbulohet tuneli – lidhte një shtëpi druri me një burg (Video)

PUBLIKUAR

Autoritetet meksikane kanë zbuluar një tunel, i cili lidhte një shtëpi druri me një burg.

Gjithashtu u zbuluan edhe dy gropa të tjera, në të cilat fshiheshin armë, drogë e sende të tjera të palejuara në burg.

Autoritetet kanë filluar një operacion kërkimi pasi kishin vënë re zhvendosje të pazakonta të tokës pranë burgut Reynosa në verilindje të Meksikës, përcjell tch.

Me anë të përdorimit të teknologjisë së fundit ata arritën edhe të zbulonin edhe tunelin e papërfunduar, që fillonte në një shtëpi druri pranë burgut dhe shkonte në drejtim të burgut.

Por gjatë kontrollit në ambientin e burgut u zbuluan edhe 2 gropa të tjera të hapura nga të dënuarit, ku brenda kishin fshehur armë, drogë e sende të tjera të palejuara në burg.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...