Po plaçkiste një market, hajni lë në gjysmë “punën” për t’i shpëtuar fëmijët që për pak sa nuk i shtyp vetura në vija të bardha

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Policia sllovake ka publikuar një video të një aksidenti që ka mundur të përfundojë me fatalitet për dy këmbësorë në një rrugë në Bratislavë.

Fjala është për videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si dy fëmijë derisa po ecnin në vija të bardha për pak sa nuk shtypen nga një veturë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në ato momente kritike aty u shfaq një burrë që i rrëmbeu me forcë dhe i largoi, pasi që po të goditeshin sigurisht se edhe do ta pësonin me jetë.

Por, gjithçka do të ishte në rregull nëse ky burrë që i shpëtoi nuk do të kishte kryer një plaçkitje në një market në disa sekonda më herët.

Në fakt ai ka hequr dorë nga “misioni” i tij për të shpëtuar fëmijët. Megjithatë vogëlushët kanë shpëtuar më lëndime të lehta trupore, kurse plaçkitësi është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...