Po hetohen prokurorë, gjykatës e ambasadorë për deklarim të rremë të pasurisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Prokuroritë themelore në vend po i hetojnë mbi 60 raste për mosdeklarim ose për deklarim të rremë të pasurisë së zyrtarëve publikë, të cilat ua ka dorëzuar këtë vit Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit. Në mesin e zyrtarëve që po hetohen ka prokurorë, gjykatës, ambasadorë, anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike, asamblistë komunalë etj.

Dy prokurorë, disa gjyqtarë, një ambasador i Kosovës, anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike dhe asamblistë komunalë janë duke u hetuar nga prokuroritë themelore në vend për mosdeklarim ose për deklarim të rremë të pasurisë.

Hetimet ndaj këtyre zyrtarëve të lartë publikë po zhvillohen pas dosjeve të dorëzuara nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Shtetit.

Shaip Havolli, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se gjatë këtij viti në Prokurori i kanë dorëzuar 60 raste që ndërlidhen me mosdeklarim ose me deklarim të rremë të pasurisë së zyrtarëve publikë./Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...