Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Pamjet e reja duket se tregojnë momentin kur një aeroplan pasagjerësh i Ukrainës u rrëzua dhe vrau 176 njerëz dje në Iran.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga ulësja e përparme e një makine që tregojnë aeroplanin që binte nga qielli natën, përpara se të binte si “një top zjarri” afër Teheranit.

Videoja prej disa 28 sekondash duket se konfirmon që Boeing 737 kishte zjarr në mes të ajrit dhe tashmë ishte i ndezur kur ra nga 8,000 metra lartësi.

Irani thotë se aeroplani kishte pësuar një defekt teknik dhe filloi të kthehej për në Teheran, por ekuipazhi nuk bëri një thirrje radio për të ngritur alarmin.

Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentinRrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentin

Një raport fillestar iranian e përshkroi rrëzimin si një ‘aksident’, megjithëse kutitë e zeza janë dëmtuar dhe pjesë të memories së tyre thuhet të jenë humbur.

Sidoqoftë, Ukraina po vazhdon të hetojë një sulm të mundshëm dhe ka dërguar një ekip specialistësh të raketave në Iran për të parë nëse një armë e prodhuar nga Rusia mund të kishte shembur aeroplanin.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...