Një video amatore e filmuar, shfaq momentin kur një grua nga Brazili filmon vdekjen e vet derisa po grindej me fqinjin i cili e qëllon me revole.
Willyene Mathias ishte qëlluar me dy plumba në fytyrë, derisa po filmonte grindjen mes saj dhe fqinjit që jetonte afër shtëpisë së saj, transmeton Telegrafi.
22-vjeçarja po përdorte telefonin për të filmuar sulmuesin në Santana de Cataguases në pjesën juglindore të Brazilit, kur burri me të cilin po grindej të cilit ajo i referohet si Juliano, ngrit bluzën lart dhe nxjerr revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë e qëllon me dy plumba në kokë.
Sipas të përditshmes lokale Midia Mineira, grindja kishte filluar, pasi që viktima akuzohej nga fqinji i cili pretendonte se ajo po shpërndante nëpër lagje thashetheme për të.
Dyshja gjithashtu ishin grindur kur fëmijët e tyre ishin rrahur derisa po luanin. Besohet se Willyene kishte filmuar incidentin, për t’ia dëshmuar burrit të saj se ajo padrejtësisht ishte akuzuar dhe fyer nga fqinji.


