Plumbi qorr plagosi një 14 vjeçar

PUBLIKUAR

plumbi-qorr-plagosi-nj-euml-14-vje-ccedil-ar_hd

Sonte rreth orës 21:40 minuta, një 14 vjeçar nga fshati Opterushë e Rahovecit, përderisa po rrinte i ulur në oborrin e tij, befas është plagosur nga një plumb “qorr” i cili e kishte goditur në pjesën e majtë të qafës, fare pranë kokës.

Në një njoftim të lëshuar nga Policia Rajonale e Prizrenit, thuhet se viktima është dërguar urgjentisht në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për trajtim mjekësor. Pas dhënies së ndihmës së parë në shtëpinë e shëndetit, i njëjti dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Më pas, për shkak të natyrës së lëndimit dhe gjendjes së rënd, viktima transferohet në QKUK në Prishtinë.

Policia ka nisur me hetimin e rastit, ndërkaq Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren fton qytetarët ta ndihmojnë policinë për zbardhjen sa më të shpejt të rastit, dhe apelon tek të gjithë ata që posedojnë armë të zjarrit që të mos i përdorin gjatë dasmave apo ahengjeve familjare sepse po vrasin njerëz të pafajshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...