Plani i Trumpit, një ‘NATO arabe’

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po mendon për krijimin e një aleance ushtarake të stilit të NATO-s mes vendeve arabe.

Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, sipas të cilës qëllimi i kësaj nisme të Trump është udhëheqja e luftës kundër terrorizmit nga kjo aleancë, por jo vetëm.

Sipas gazetës, që denoncoi e para dorëzimin e informacioneve sekrete nga Trump tek ministri i Jashtëm rus, qëllimi kryesor i kësaj nisme është ngritja e një muri të fortë kundër Iranit.

“Plani në fjalë është një arkitekturë për sigurinë kombëtare dhe parashikon një rol prej lideri të Arabisë Saudite”, shkruan “Washington Post” në edicionin online.

Jo më kot, Riadi do të jetë një ndalesë kyçe e turit të parë jashtë shtetit të Trump, ku presidenti do të shpalosë planin e tij, përcjell TCH.

Por ndërkohë, Trump do të nënshkruajë me liderët sauditë edhe një marrëveshje 100 miliardë-dollarëshe për shitjen e armëve për ushtrinë arabe.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...