Plani 10-vjeçar për ushtrinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

shtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të shërbejë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pohuar se ushtria do të ketë mandat që të dalë edhe në veri të vendit. Pavarësisht faktit që brenda 2-3 muajve nga FSK-ja kanë dhënë dorëheqje rreth 71 pjesëtarë të komunitetit serb, Rama ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë multietnike, ashtu siç ka qenë FSK-ja deri më tani.

Zëri: Dihet që edhe pas votimit të projektligjeve për transformimin e FSK-së puna nuk do të përfundojë. Sa vite do të shkojnë derisa Kosova ta ketë një ushtri të mirëfilltë dhe cilat do të jenë sfidat e radhës?

Rama: Ne jemi të vetëdijshëm dhe unë përmenda që kemi ndërtuar një plan me detaje bashkërisht me ekspertë dhe me partnerët tanë strategjikë dhe ne e kuptojmë, të gjithë duhet ta kuptojnë që ndryshimet nuk bëhen brenda natës. Për ta ndërtuar një mision të ri dhe për të marrë obligime të reja do kohë, duke filluar prej trajnimeve profesionale, pajisjeve e infrastrukturës. Ne kemi ndërtuar një plan afatgjatë 10-vjeçar. Por të gjitha këto planet tona janë fleksibile, varësisht prej situatës ne edhe do të veprojmë. Do të thotë është një proces dhe duhet ta kuptojmë. Ushtria është një lloj arti, nuk përfundon. Sot ushtritë më moderne për çdo vit, për çdo muaj, bëjnë ndryshime, qoftë në doktrina, qoftë në procedura, në standarde, qoftë në pajisje, sepse duhet të bëhet një analizë, një vlerësim se prej çfarë rreziku kanosemi, çfarë rreziqesh kemi ne si shtet, qofshin ato fatkeqësi natyrore, qofshin edhe rreziqe të tjera, qofshin ato kriminale. Për t’u ballafaquar me rrezikun ti duhet ta ndërrosh trajnimin, t’i ndërrosh pajisjet dhe varësisht të bëhet një analizë. Rrezikut që vjen ti duhet t’i paraprish, të parapërgatitesh. Domethënë është proces që nuk përfundon. Pra, pas 10 vjetëve ose pas 5 vjetëve, sido që të zhvillohen proceset ne do të ballafaqohemi me rreziqe të tjera dhe ne prapë duhet t’i rishikojmë të gjitha procedurat dhe duhet ta ndërrojmë qasjen, trajnimet, pajisjet, të gjitha elementet.

Zëri: Domethënë pas kalimit të 10 vjetëve mund të themi se Kosova do ta ketë një ushtri të kompletuar?

Rama: Nuk po lidhemi për kohën. Ne kemi një plan, për atë thashë që planet tona janë fleksibile dhe nuk mund të them tash që do të ndodhë pas 10 vjetëve ose do të jetë pas 2 vjetëve. Është një proces i cili është i natyrshëm dhe ne nuk kemi shpikur asgjë të re. Ne kemi marrë modelet e shteteve, por edhe të ushtrive moderne. Forca e Sigurisë e Kosovës në të ardhmen do të jetë një forcë fleksibile, do të jetë e zhvilluar gjithmonë mbi bazën e standardeve të NATO-s e do të jetë ushtri moderne dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...