Plakja mund t’ju verbërojë, por konsumuesit e çajit të nxehtë janë më të mbrojtur nga glaukoma

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Përderisa disa njerëz arrijnë të bëhen pleq dhe të kenë shikim të përsosur, rreziku i humbjes së shikimit normalisht rritet me kalimin e viteve.

Sëmundje e syve që ndërlidhet me moshën është edhe glaukoma, e cila, sipas hulumtimeve të reja, mund të parandalohet duke konsumuar çaj të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Glaukoma mund të shpijë në humbjen e shikimit, ndërsa i prekë dy për qind të popullsisë së Mbretërisë të Bashkuar mbi moshën 40 vjet.

Glaukoma shkakton krijimin e presionit të lëngjeve brenda syrit, e kjo mund ta dëmtojë nervin optik.

Shpeshherë nuk ka simptoma të hershme të glaukomës, por kur sëmundja avancohet, simptomat përfshijnë dobësim serioz të shikimit, madje edhe humbje të shikimit.

Sidoqoftë, studimi i fundit, i publikuar në ‘British Journal of Opthalmology’, ka zbuluar se konsumimi i çajit të nxehtë në përditshmëri është i ndërlidhur me rrezik më të vogël për diagnostikimin me glaukomë.

Hulumtuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kanë zbuluar se konsumuesit e çajit të nxehtë janë 74 për qind më pak të prirë të kenë glaukomë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...