Marjan Levanti, ish-bashkëshorti i pedagoges Eleni Kocaqi ka tentuar të vetëvritet për Krishtlindje në qelinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, ku Levanti rreth orës 1:20 ka prerë batanijen dhe ka tentuar ta lidhë atë në hekurat e qelisë për t’u vetëvarur.
Por një gardian e ka pikasur dhe e ka ndaluar të ndërmarrë veprimin ekstrem, shkruan Panorama.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.12.2016, rreth orës 01:20, në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi i arrestuar Marjan Levanti, 37 vjeç, ka tentuar të vetëvaret, duke prerë me rrypa batanijen, ku ka tentuar ti lidhë rrypat tek hekurat e dritares por është konstatuar nga punonjësit e policisë me shërbim tek dhomat e paraburgimit. Ku shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 për të marrë ndihmë mjekësore.
Fotografia kryesore: ILUSTRIM


