Plagoset rëndë lideri i Al-Nusra, vriten 12 komandantë

PUBLIKUAR

Lideri i Al-Nusras, Abu Mohammad al-Julani, është plagosur rëndë në një sulm ajror të kryer nga aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore Ruse, ka thënë sot Ministria e Jashtme e Rusisë, duke shtuar se edhe 12 komandantë tokësorë të grupit terrorist u vranë po ashtu në këtë sulm.

Al-Julani, kryekomandant i Tahrir al-Sham, grupit terrorist të formuar pas rënies së organizatës terroriste Al-Nusra, u godit nga sulmi ajror rus, ka thënë zëdhënësi i ministrisë ruse, gjenerali Igor Konashenkov, raporton Reuters, përcjell Express/

“Julani ka marrë lëndime të rënda dhe është në gjendje kritike pasi ka humbur njërën dorë, sipas informatave të shumë burimeve të pavarura”, ka thënë Konashenkov.

Sulmi ajror vrau të paktën 12 komandantë tokësorë të Al-Nusra dhe rreth 50 anëtarë të grupit, ka thënë Konashenkov.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...