Pjesëtari i familjes Agnelli i reagon vëllait të Emirit të Katarit: “Boll me këtë mungesë respekti, Ronaldo nuk është kartë”

PUBLIKUAR

Vazhdojnë polemikat për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Portugezi këmbëngul për qëndrimin në Juventus, por në Paris e presin për ta bërë bashkë me Lionel Messin.

Khalifah Bin Hamad Al-Thani, vëllai i Emirit të Katarit postoi sot një foto të Messit dhe Ronaldos me fanellën e PSG dhe shkroi: “Ndoshta”.

Menjëherë pas këtij postimi reagon Lapo Elkann, pjesëtar i familjes Agnelli, që posedon aksionet e Juventusit.

Ai shkruan se është mungesë respekti veprimi i Al-Thani.

“Ronaldo është lojtar i Juventusit. Është mungesë respekti të vazhdoni t’i vishni fanella të tjera sikur të ishte kartë. Nëse ndryshon ekip, kudo që të shkojë, do ketë respekt si njëri dhe si atlet. Pastaj, një zotëri ka thënë se për ne futbolli ka qenë pasion prej brezash”, shkruan Elkann.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...