Pirlo: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë krijuar për Ronaldon

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i ka të gjitha shpresat në superyllin e skuadrës së vet, Cristiano Ronaldo, për ta arritur një përmbysje tjetër në Ligën e Kampionëve, sonte kundër Portos.

Juventusi e humbi 2:1 ndeshjen e parë në Portugali dhe e pret Porton në Torino me synim për ta përmbysur rezultatin në mënyrë që ta sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

 

Pirlo e pushoi Ronaldon në fitoren e bardhezinjve 3:1 kundër Lazios të shtunën në Serie A dhe thotë se portugezi është i gatshëm për sfidën me klubin e atdheut të vet.

Ronaldo njihet për golat e shumtë dhe ndeshjet madhështore në këtë fazë të kësaj gare, prandaj Pirlo beson se ai do ta bëjë sërish dallimin për t’i ndihmuar Juventusit të kalojë tutje.

Këto lloj ndeshje janë bërë për Cristianon dhe ai është i motivuar dhe ka qenë në gjendje të pushojë disa ditë”, tha Pirlo para ndeshjes.

“Është një ndeshje vendimtare, është sikur finale, por njëjtë do të jetë edhe për Porton. Duhet ta përmbysim rezultatin negativ nga ndeshja e parë, duhet të japim gjithçka nga vetja”, shtoi ai.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...