Pirlo: Ky është Juventusi që e dëshiroj

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së vet 4:0 kundër Parmës të shtunën, duke thënë se ky ishte Juventusi që ai ka dashur ta shohë që prej se është emëruar trajner.

Kundër Parmës në udhëtim, Juventusi e bëri mbase paraqitjen më të mirë deri tani në Serie A, me Cristiano Ronaldon që shënoi dy herë dhe Dejan Kulusevskin dhe Alvaro Moratën që shënuan nga një herë secili, transmeton Gazeta Express.

Kur Parma krijoi shumë raste, Gigi Buffon ishte i vëmendshëm dhe u përgjigj me pritje, edhe pse muajin e ardhshëm i mbush 43 vjet.

Kjo fitore erdhi pas barazimit të vështirë kundër Atalantës në mesjavë, në të cilin Ronaldo e kishte humbur penalltinë.

“Ne ishim të pakënaqur me rezultatin e së mërkurës, por paraqitje ishte e mirë. Sonte ne kërkuam t’i rikuperojmë pikët e humbura kundër Atalantës dhe mendoj se ai dolëm”, tha Pirlo pas ndeshjes.

Pirlo u pyet nëse ky është Juventusi që ai ka dashur ta shohë me stilin e lojës që e ka pasur në mendje që prej fillimit.

“Këtë mbrëmje ishte Juventusi që kam dashur ta shoh. Ne kishim nevojë ta fitonim ndeshjen dhe dy sulmuesit tanë Cristiano dhe Alvaro kishin nevojë të shënonin. Ne po arrijmë në pikën që duam të jemi dalëngadalë”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...