Pirlo: Juventusi ende në garë në të gjitha frontet

PUBLIKUAR

Juventusi është në finalen e Coppa Italia, 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve dhe qëndron i treti në Serie A, 10 pikë prapa udhëheqësit të Ligës Inter, por me një lojë më pak të zhvilluar.

Me Lazio gjashtë pikë prapa tyre në vendin e shtatë, Pirlo sheh rëndësinë shtesë të një rezultati të mirë kundër të përzgjedhurve të Inzaghit.

“Ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme, ndeshja e nesërme është gjithashtu e rëndësishme. Entuziazmi ekziston sepse po kalojmë një periudhë lojërash të vështira dhe të rëndësishme” u shpreh Pirlo.

Tutje, ish-futbollisti italian theksoi se Juventusi do të vazhdojë të luftojë në të gjitha frontet.

“Në renditje, situata është e njëjtë me javën e kaluar. Ne duhet të jemi të gatshëm të mos bëjmë gabime në rast se bëjnë ato më lart. Ne po luftojmë në të gjitha frontet dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të duhet të japim gjithçka që të përpiqemi të fitojmë kampionatin” – përfundoi Pirlo.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...