Pirlo e pranon: Juventusi iu frikësua Interit, nuk kemi mundur të luanim më dobët se kaq

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Andrea Pirlo e ka pranuar se Juventusi pësoi disfatë të rëndë kundër Interit dhe theksoi se skuadra e tij nuk ka mundur ta zhvillonte një ndeshje më të dobët se të dielën mbrëma në San Siro.

Juventusi as që e testoi bile portierin e Interit Samir Handanovic dhe ishte më fat që nuk pranoi më shumë se dy golat e shënuara nga Arturo Vidal dhe Nicolo Barella, transmeton Gazeta Express.

Lautaro Martinez i kishte disa raste të pastra shënimi për ta rritur epërsinë e Interit, por ishte i padobishëm para portës, derisa Federico Chiesa e pati rastin e vetëm të mirë për gol për vizitorët.

“U futëm me qëndrim të gabuar nga fillimi dhe kur nuk je i përkushtuar t’i fitosh duelet, atëherë gjërat vështirësohen”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Ne, thjesht, sikur nuk vëmë këmbë në fushë sonte, ishim të frikësuar; të frikësuar ndaj sulmit të Interit, pra mendja jonë ishte e përqendruar vetëm për t’u mbrojtur por as në këtë aspekt nuk ishim agresiv”, nënvizoi trajneri italian.

Pirlo shtoi: “Është humbje e keqe, nuk kemi mundur të luanim më keq se kaq dhe nuk e prisja. Por ne duhet ta mbajmë kokën lart dhe të përgatitemi për ndeshjen me Napolin në Superkupën e Italisë të mërkurën”.

Juve tani bie në pozitën e pestë në Serie A me 33 pikë, shtatë më pak se Interi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...