Pirlo e kritikon Dybalan: Paulo nuk luajti mirë

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka kritikuar Paulo Dybalan për paraqitje të dobët në fitoren e bardhezinjve 2:1 kundër Ferencvaros të martën në Ligën e Kampionëve.

Dybala luajti vetëm 62 minuta dhe u largua për t’i lënë vend Alvaro Moratas, i cili e shënoi golin e fitores në çastet e fundit të ndeshjes në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas e pati një mundësi shumë të mirë në fillim të ndeshjes, por dështoi të shënojë.

Duke folur për paraqitjen e tij, Pirlo tha: “Dybala nuk luajti mirë. Ai ishte i lënduar dhe mori antibiotik për disa javë, prandaj është normale që i duhet kohë për ta kthyer formën”.

Ai shtoi: “Dybala duhet t’i tejkalojë kufijtë e vet në stërvitje për ta rigjetur formën”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...