Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit.
Reprezentuesi suedez pësoi një lëndim gjatë fitores 3:0 ndaj Juventusit dhe sot iu nënshtrua testeve mjekësore, përcjell Gazeta Express.
Pioli konfirmoi se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Torinos dhe nuk do të rikuperohet me kohë për t’u përballur me Cagliarin në ndeshjen e parafundit të sezonit.
“Lajmi i vetëm i keq është lëndimi i tij. Ai nuk do të jetë i gatshëm për nesër dhe të dielën ndaj Cagliarit. Të shohim se si shkojn shohim se si shkojnë gjërat javën e ardhshme” – u shpreh Pioli.


