Pioli e konfirmon mungesën e Ibrahimovic për ndeshjen e nesërme

PUBLIKUAR

Stefano Pioli ka konfirmuar se sulmuesi veteran, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e Milanit ndaj Empolit nesër.

40-vjeçari do të mungojë për shkak të një lëndimi në gju, duke ia reduktuar kështu opsionet sulmuese Piolit.

Duke folur në konferencë për media para ndeshjes, trajneri italian tha se Ibrahimovic dhe Leao do të mungojnë.

”Ai nuk do të jetë nesër, do të rikthehet ndaj Romës. Ibrahimovic s’do të jetë nesër për shkak të një lëndimi në gju”, u shpreh trajneri i Milanit.

Rosonerët momentalisht gjenden në mesin e një krize lëndimesh, me gjashtë lojtarë që mungojnë.

Simon Kjaer, Davide Clabria, Ante Rebic, Leao, Pietro Pellegri dhe tani Ibrahimovic të gjithë janë të lënduar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...