Pijet dietale të dëmshme për shëndetin

PUBLIKUAR

Pijet dietale mund të mos jenë të shëndetshme: sheqernat artificiale mund të shkaktojnë diabetin dhe obezitetin, zbulon studimi.

Pijet dietale mund të mos jenë  të shëndetshme, sugjeron një hulumtim i ri.

Sipas këtij studimi sheqernat artificiale, të tilla si aspartame të diskutueshme, janë  të lidhura ngushtë me obezitetin dhe diabetin,. Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se zëvendësit e sheqerit zero-kalori dëmtojnë enët e gjakut të njerëzve, duke rritur rrezikun e tyre për sëmundjen e dementias .

Duke folur për gjetjet e studimit të tanishëm, autori kryesor Dr Brian Hoffmann, nga Universiteti Marquette, Milwaukee, tha: “Nuk është aq e thjeshtë sa të ndërpritet përdorimi i ëmbëlsuesve artificialë “, i cili  është çelësi për zgjidhjen e rezultateve të përgjithshme shëndetësore që lidhen me diabetin dhe obezitetin.”

Ashtu si me përbërësit e tjerë dietal, vlen  të themi se moderimi është çelësi kryesor nëse dikush e sheh të vështirë të largojë dicka të rëndësishme nga dieta e tyre e përditshme”.

Më shumë se 29 milionë të rritur në SHBA, dhe një në 17 në Britani të Madhe, janë të prekur me sëmundjen e  diabetit,transmeton arbresh.info

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...