Petkoviq: Asociacioni është obligim urgjent i Prishtinës

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim urgjent i Prishtinës, i cili duhet të përmbushet pa vonesë.”

Siç thotë ai, çdo përpjekje e Kosovës për të rinegociuar këtë temë apo për të formuar një Asociacion që kushtëzohet nga disa zhvillime të reja në dialog, drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, transmeton Klankosova.tv.

Ai në një tekst autorial për gazetën beogradase “Politika” ka thënë se Beogradi “me fjalë dhe me vepër” ka treguar pafundësisht se është i përkushtuar vazhdimisht për dialog, por se siç tha ai “tani është koha që Prishtina më në fund të tregojë atë lloj përkushtimi”.

Petkoviq deklaron më tutje se të gjithë elementët bazë të nevojshëm për formimin e Asociacionit janë të përfshira në vetë Marrëveshjen e Parë të Brukselit dhe në tre marrëveshje shtesë që lidhen me këtë temë

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...