Petkoviq acarohet në Osmanin, përmend ish-krerët e UÇK-së në Hagë – thotë se ‘’Vuçiq është ruajtës i paqes’’

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë reagime në twitter, duke përmendur presidenten Vjosa Osmani, referuar deklaratave të saj për Aleksandar Vuçiqin rreth Ballkanit të Hapur.

”VjosaOsmani nuk e humb rastin të sulmojë @avucic për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal. Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të ‘Ballkanit të Hapur”’, shprehet Petkoviq, përcjell klankosova.tv.

 

Mes tjerash, ai vazhdon reagimin e tij, duke përfshirë në këtë debat edhe ish-krerët e UÇK-së.

”Lëre atë @VjosaOsmaniPRKS shikoni më afër biografitë e politikanëve nga Prishtina që po gjykohen në Hagë për krimet më të tmerrshme, sepse presidenti @avucic mund t’i japë asaj mësime se si të ruajë paqen!”

 

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...