Pesëvjeçari sirian është ritakuar me prindërit e tij – ky ishte reagimi i tij, sipas mjekëve! (Video,+18)

PUBLIKUAR

Një djalë pesë-vjeçar, i cili u bë simbol i tmerrit dhe tragjedisë në Siri – kur një imazh prekës i tij u publikua në internet, i mbuluar me gjak e pluhur – është bashkuar me prindërit e tij, pasi ata ishin ndarë nga një sulm ajror.

Omran Daqneesh u ul i hutuar kur ai ishte futur në një ambulancë, pasi u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tij në Aleppo, e cila ishte shkatërruar në një sulm ajror, përcjell Telegrafi.

Një infermiere e cila kishte trajtuar djaloshin ka thënë se Omran nuk e ka derdhur as edhe një lot, deri sa takoi nënën dhe babain e tij, të cilët u bashkuan me të në spital, pak pas arritjes së tij aty.

“Ai nuk tha asgjë, përveçse pyetjes për prindërit e tij”, ka thënë Abu Rajab nga Shoqëria mjekësore siriano-amerikane, përcjellin mediat e huaja.

“Vetëm kur i pa prindërit e tij, ai filloi të qante”, ka rrëfyer më tej ai.

Një infermiere tjetër ka thënë se djaloshi – të cilin e nxorën nga rrënojat një orë pas shpërthimit – ishte si i “hutuar”, kur ai mbërriti në spital, i njohur si M10.

“Ishte sikur të ishte në gjumë. Jo pa ndjenja, por i traumatizuar – i humbur”, ka thënë Mahmud Ebu Rexheb.

Mjekët kishin frikë se djali mund të ketë pësuar lëndime të brendshme kur u mbështet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u rrëzua një orë pasi ai u shpëtua. Por, për fat të mirë, plagët e Omran ishin sipërfaqësore, përcjell Telegrafi.

Ai jetonte me nënën e tij, babain dhe tre vëllezërit e motrat – të cilët të gjithë mrekullisht i mbijetuan sulmit shkatërrues. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...