Pesëvjeçari që i mbijetoi tërmetit që goditi Iranin, u kërkon punëtorëve të kryqit të kuq ushqim për shoqen e tij (Video)

PUBLIKUAR

Një moment shumë prekës është filmuar këto ditë, ku shfaqet një djalë i vogël që i ka mbijetuar tërmetit që goditi Iranin.

Ai shihet duke e mbajtur për dore shoqen e tij, të cilën e drejtonte kah punëtorët e kryqit të kuq që shpërndanin ushqim për familjet e prekura nga tërmeti, duke ua bërë me dije se kishin harruar asaj t’i japin ushqim, transmeton Telegrafi.

Ky vogëlush që dukej se ishte rreth moshës 5-vjeçare, i afrohet punëtorë të kryqit të kuq që po shpërndanin ushqim në provincën perëndimore të Kermanshah.

Tërmeti që goditi Iranin gjatë javës së kaluar ra të vdekur më shumë se 530 persona dhe mbi 8.200 u lënduan. Por, raportohet se edhe mbi 30 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Sipas autorit të videos, vogëlushi u ka thënë punëtorëve të kryqit të kuq: “Ju nuk i keni dhënë asaj ushqim”.

Ata mbetën të habitur me veprimin e vogëlushit, dhe pa u menduar dy herë i dhanë vajzës së vogël ushqim dhe një shishe gjysmë litri CoCa Cola.

Dhe kur vogëlushi dëshiron të largohet me shoqen e tij, punëtorët e kapin për dorë dhe i japin edhe atij një racion dhe shishen me Coca Cola duke e lavdëruar për veprimin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...