Pesëvjeçari ia shpëton jetën motrës dhe nënës së tij (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KBI Lipjan organizon manifestim me rastin e duasë së haxhinjëve, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

Hapjen e manifestimit e bëri teologia Enisa Bekteshi- Bahtiri, ndërsa me një ligjëratë tematike...

Arrestohet një person në Lipjan me urdhër të gjykatës

Nga raporti 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se në bazë...

Jessica Penoe nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, kishte mbetur e shokuar kur para derës së shtëpisë së saj u shfaq një djalosh pesëvjeçar i fqinjëve të saj, i cili mbante në duar motrën pesëmuajshe që e kishte mbështjellë me batanije.

Djaloshi Salvadore Chikalese, kishte marrë motrën e tij dhe kishte trokitur në derën e fqinjëve duke u thënë se kanë mbetur jetim, pasi nëna e tij kishte rënë pa vetëdije derisa po bënte tush, transmeton Telegrafi.

“Po qëndronte para derës duke mbajtur në duar diçka që në fillim më ngjante me një kukull”, ka deklaruar Jessica.

“Më tha se ‘nëna ime ka vdekur. A mund të kujdeseni për ne?’”, ka shtuar ajo.

Jessica menjëherë i kishte telefonuar autoambulancës që e kishte gjetur nënën e djaloshit pa vetëdije në tualet, por që për fat të mirë ishte ende gjallë.

Kathlynn Chikalese kishte pësuar sulm dhe kishte humbur vetëdijen derisa po bënte tush, kurse djaloshi trim duke menduar se i kishte vdekur nëna kishte vrapuar për të kërkuar ndihmë.

“Më ka shpëtuar jetën. Po të mos kishte shkuar për të kërkuar ndihmë, sigurisht se do të isha e vdekur”, ka deklaruar Kathlynn duke shtuar se i biri vazhdimisht e pyet nëse do të jetë mirë  apo do të vdesë.

Vogëlushi ka marrë mirënjohje të veçantë nga departamenti i zjarrfikësve për trimërinë që e kishte treguar.

Zëdhënësi i zjarrfikësve Sean Gileland, ka thënë se ky është një shembull i shkëlqyer se si prindërit duhet të bisedojnë me fëmijët e tyre, dhe t’u shpjegojnë se si duhet të sillen në raste të tilla.

Megjithatë, në familjen Chikalese thonë se kurrë më parë nuk kanë biseduar me birin e tyre Salvadore, dhe se ai kishte ndjekur instinktin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...