Pesë veturat më të kërkuara në Evropë (Foto)

PUBLIKUAR

Kërkesa e pesë veturave më të shitura në treguan evropian, nuk ka dallim në krahasim me një vit më parë, por ndryshojnë vetëm vendet e renditjes në listë.

Vendin e parë, si modeli më i shitur në Evropë, e mban për një kohë të gjatë Volkswagen Golf, transmeton Telegrafi.

Volkswagen Golf nuk lëviz nga vendi i parë

Megjithëse shënoi rënie në vitin 2016, në kontinentin e vjetër mbetet vetura dukshëm më e kërkuar që qëndron larg konkurrentëve me 492.953 njësi të porositura.

Nga vendi i katërt, Renault Clio është ngjitur në të dytin

Renault Clio, me rritje prej tre për qind, është ngritur në vendin e dytë me 315.115 njësi të shitura, derisa në vendin e tretë është Volkswagen Polo, që në vitin 2015 ishte i katërti me 308.562 njësi të shitura.

Vendin e tretë e zë Polo nga Volkswagen

Prej vendit të dytë, Ford Fiesta ka rrëshqitur në të katërtin, pasi që gjatë këtij viti shiti 300.528 njësi.

Ford Fiesta bie në vendin e katërt

Opel/Vauxall/Costa e përmbyll listën e pesë modeleve më të shitura në Evropë, me 264.844 kërkesa për një makinë të tillë.

Në pesë modelet më të shitura në Evropë është edhe Opel/Vauxall/Costa

Në këtë liste bie në sy më së shumti, se katër modele i përkasin segmentit “B”, që janë automobila të vegjël dhe për rrugë të shkurtra.

Astra nga vendi i 13-të, kaloi në të gjashtin

Sa i përket kërkesave tjera, Astra ka shënuar sukses të madh duke u ngritur nga pozita e 13-të në të gjashtën, pasi ka shitur 253.483 makina.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...